U përfolën për lidhje, Roni flet për të ardhmen me Semin

Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti u përfolën për një histori të shkurtër dashurie.
Dyshja që sollën një bashkëpunim muzikor u kapën disa her “mat” shumë të afërt me njëri-tjetrin, duke konfirmuar zërat se mes tyre po ndodh diçka më shumë.
Por për këtë histori që përfundoi ende pa nisur mirë fansat kanë akoma pyetje.
Në një bisedë me ndjekësit Ron u pyt lidhur me Semin.
“Ndonjë bashkëpunim tjetër me Semin?, ishte pyetje të cilës Roni iu përgjigj.
“Mbase në të ardhmen. Gjithmonë dua të bëj këngë me artistë të mirë” shkroi ai.

