75 Mall Live Search
10:44 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

U përfolën për ndarje, Kimi pozon e lumtur pranë bashkëshortit

Kim Kardashiani pothuajse nga fillimi i pandemisë, është vendosur në vilën luksoze 14-milionëshe, bashkë me bashkëshortin Kanye West dhe fëmijët e tyre.

39-vjeçarja u përfol për një “plasaritje” të marrëdhënies së saj me reperin Kanye West, por që duket se ato janë vetëm thashetheme, transmeton Indeksonline.

Ajo publikoi nëpër rrjetet sociale fotografi përkrah bashkëshortit të saj derisa shiheshin të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Edhe ambienti që i rrethon është mjaft natyral dhe i bukur, e duket se ata e kanë shijuar së bashku edhe karantinën bashkë me fëmijët e tyre. /IndeksOnline/