08:09 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

U përfolën për ndarje, por Çiljeta konfirmon lidhjen me portierin shqiptar (Video)

Bëri namin sot në portale lajmi se Çiljeta dhe Alban Hoxha janë ndarë, thashethem që u përhap nga fakti që këngëtarja dhe portieri nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Më pas u përfol se Albani e kishte tradhtuar Çiljetën dhe ky ishte shkaku i ndarjes.

Pas këtyre lajmeve, Çiljeta ka postuar mbrëmjen e sotme në Instagram për herë të parë një video me Albanin duke zyrtarizuar kështu lidhjen 2-vjeçare që mezi pritej të konfirmohej e duke ja mbyllur gojën të gjithëve.

Çifti shfaqen duke udhëtuar me makinë teksa dëgjojnë këngën e Alban Skënderaj “Unë dhe ti”.

Pak ditë më parë Çiljeta dhe portieri i Partizanit festuan të lumtur 2-vjetorin e lidhjes së tyre./Indeksonline/