19:36 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

U përfolën për ndarjen, këngëtarja befason me veprimin

Herën e fundit që dëgjuam për Camila Cabello dhe Shaën Mendes, ishin shumë të dashuruar me njëri tjetrin. Karantinën e kaluan bashkë, rrugëve shfaqeshin gjithmonë në krahët e njeri tjetrit, por pavarësisht kësaj nuk i shpëtuan zërave që thonë se së fundmi dyshja është ndarë!

Fansat, nisën ta besonin një lajm të tillë, aq sa Camila u detyrua ta mohojë publikisht përmes një postimi në Instagram. Në promovimin e albumit të ri të Shaën, Camila ka bërë një postim.

“Bota mund të përdor pak magji, pak bukuri dhe mrekulli veçanërisht në këtë kohë. Ai e ka bërë këtë album me copëza të shpirtit të tij dhe me qëllimet më të pastra. Dashuria ime, jam shumë krenare për njeriun që ti je dhe shumë e emocionuar për njerëzit që do të shohin dhe dëgjojnë zemrën tënde.”- shkruan Cabello.

Nuk ka asnjë ndarje në horizont për aq kohë sa ajo e quan “dashuria ime”.

Që kur dyshja publikoi këngën “Senorita”, të gjthë filluan të aludonin mos ishin vërtet të lidhur. Në filim të korrikut të 2019-ës, Shawn i mohoi thashethemet, por provat e mëtejshme tregonin të kundërtën.