75 Mall Live Search
16:23 / E Mërkurë, 18 Tetor 2023 / Gj. Sh

U përfshi në baste, Newcastle del me qëndrim për Tonalin

Sandro Tonali është përfshirë në një skandal bastesh, i cili ka tronditur ditët e fundit futbollin italian.

Ish-mesfushori i Milanit, ka deklaruar para prokurorëve se ka vënë bastet, madje edhe ndeshje të kuqezinjve, shkruan IndeksOnline.

Klubi aktual i Tonalit, Newcastle United ka dal me një deklaratë zyrtare ku konfirmon se mesfushori Italia është subjekt hetimi nga Prokuroria.

Drejtuesit e klubit anglez thonë se 23-vjeçari po bashkëpunon maksimalisht me hetimet dhe autoritet përkatëse dhe se e ka ai e ka mbështetjen e klubit.

“Newcastle United mund të konfirmojë se Sandro Tonali është subjekt hetimi nga Prokuroria italiane dhe Federata Italiane e Futbollit (FIGC) në lidhje me aktivitetin e paligjshëm të basteve”.

Sandro po angazhohet maksimalisht me hetimin dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjitha autoritetet përkatëse.

Ai dhe familja e tij do të vazhdojnë të marrin mbështetjen e plotë të klubit.

Për shkak të këtij procesi në vazhdim, Sandro dhe Newcastle United nuk janë në gjendje të ofrojnë komente të mëtejshme në këtë kohë”./IndeksOnline/