18:16 / E Premte, 13 Maj 2022 / MSH

U përfshi në një konflikt në Tiranë, shpallet në kërkim aktori shqiptar!

Ervin Dako është shpallur në kërkim nga policia në Tiranë, komisariati numër 6.

Aktori që u bë i njohur me rolin e tij në serialin ‘’HOT’’, një ditë më parë është përfshirë në një konflikt dhe ka përplasur shtetasin E.Gj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Migjeni”, shkruan afterparty.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkak të parkimit të një automjeti.

Ervin Dako është pjesë e grupit të tre aktorëve në “HOT”, të njohur si “3 Llaqet”.