U përplas me Bahtirin në Kuvend, Gruda sqaron situatën: U takuam privat, më kërkoi falje
Gjatë ditës së sotme në seancën e Kuvendit ku po diskutohej për buxhetin ndodhi një përplasje në mes të deputetit të VV-së, Agim Bahtri dhe atij të PDK-së, Përparim Gruda.
Ky I fundit në Presing ka sqaruar situatën që ndodhi në Kuvend.
Gruda tha se është takuar me Bahtirin në korridor pas përfundimit të seancës, ku ai i ka kërkuar falje.
Ai tha se sa i përket bagazhit patriotik, Bahtiri nuk është në pozicion që të shesë moral të tillë.
“U takuam në korridor, dhe me kërkoj falje, tha nuk e pata me ty por me partinë. Mendoj që ishte e ultë, më vjen keq nëse hyjmë me kqyrë bagazhin patriotik, nuk mendoj që Bahtiri është në pozicion me na shit moral të tillë”, tha ai./Indeksonline/

