13:43 / E Martë, 04 Prill 2023 / L K

U përplas për vdekje nga kamioni, viktima 32-vjeçari personazh i njohur i Tik-Tok

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar të martën në Tiranë. Kamioni ka përplasur një këmbësor në rrugë Kastrioti në kryeqytet i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Viktima është identifikuar si Oligert Dika, personazh i njohur në Tik Tok si “Olsi polici”.

Ai ishte parë shpesh në rrugën ku edhe humbi jetën me jelek si i policisë rrugore dhe tabelë, ku shtirej sikur orientonte trafikun ose ndalonte makinat.

Policia po heton për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.