U përurua një muaj më parë, thyhet objekti dhe vjedhen disa paisje stërvitore në stadiumin e Lipjanit
Një muaj më parë u përurua stadiumi nëDobrajë të Lipjanit, derisa sot është thyer objekti dhe janë vjedhur disa paisje stëtvitore.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi i KF Arbëria, ku për këtë rast është lajmëruar edhe Policia e Kosovës, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë të gjitha shënimet e nevojshme, shkruan IndeksOnline.
”Sot në mëngjes kemi vërejtur se disa persona të pandërgjegjshëm kanë thyer objektin e stadiumit të Arbërisë. Ata kanë hyrë brenda dhe kanë vjdhur pajisje të vlefshme për stërvitje.Është shumë e dhimbshme të shohësh se ende ka njerëz që dëmtojnë pronën dhe punën e të tjerëve pa asnjë ndërgjegje.
Policia është njoftuar menjëherë, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë të gjitha shënimet e nevojshme. Shpresojmë që autorët të zbulohen sa më shpejt dhe të mbahet përgjegjësi për këtë akt të turpshëm.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/

