75 Mall Live Search
14:46 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

U plagos dje nga shpërthimi i bomboles së oksigjenit, vdes sot 43 vjeçarja që shkoi në spital me këmbët e veta

TIRANË- Ka ndërruar jetë ditën e djeshme, në spitalin e djegies plastike, 43-vjeçarja, Alma Pirra, e cila së bashku me bashkëshortin e saj u plagosën pas një shpërthimi të një bombole oksigjeni në argjendarinë që kishin në zonën e ‘Bllokut’ në kryeqytet.

Alma Pirra dhe bashkëshorti, Sokol Pirra, pas shpërthimit kanë mundur të shkojnë me këmbët e tyre në spital, por megjithëse kanë marrë trajtimin e nevojshëm nga mjekët, Alma nuk ia ka dalë t’u mbijetojë plagëve të marra nga shpërthimi. Ndërkohë në shtyllat në zonën ku ndodhi shpërthimi janë vendosur edhe lëtërnjoftimi për vdekjen e 43-vjeçares. 

Kujtojmë se shpërthimi i ndodhur më 15 korrik që i kushtoi jetën 43-vjeçares plagosi bashkëshortin e saj, punonjësen 18-vjeçare dhe dy kalimtarë erdhi nga një gabim njerëzor. Shkak ishte bërë rrjedhja e një bombole të vjetërsuar.

Në argjendarinë ‘Euro Gold’ që çifti kishte në pronësi, gjithçka punohej me dorë dhe duket se pikërisht mjetet e punës i kanë kushtuar jetën 43-vjeçares.