U plagos para pak ditësh, ndërron jetë në QKUK Avni Ajeti nga Vitia

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi po trajtohej prej disa ditësh nga plagët e marra me armë zjarri.
Rasti kishte ndodhur më 18 shtator 2025, në fshatin Debelldeh të Vitisë, rreth orës 14:25.
Avni Ajeti nga Vitia është viktima e rastit. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Indeksonline/