75 Mall Live Search
20:21 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / C E

U prek nga Covid-19, Salah ka një mesazh

Mohamed Salah u prek nga COVID-19 në grumbullimin e tij me kombëtaren e Egjiptit.

Ai u testua pozitiv duke i shkaktuar dhimbje të mëdha koke trajnerit Jurgen Klopp.

Liverpooli ka shumë probleme me mungesat prandaj dhe mungesa e Salah mund të ndikojë shumë keq.

Golashënuesi i kampionëve të Premier Leagues ka thyer heshtjen dhe ka falënderuar të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur.

“Dua të falënderoj të gjithë ata persona që më kanë dërguar mesazhe pozitive dhe më kanë uruar shërim të shpejtë. Kam besim se do të rikthehem së shpejti në fushën e lojës”, – shkruan Salah në mesazhin e tij në Twitter. /IndeksOnline/