U prezantua si polic, një qytetar në Prizren e pëson keq

Një person në Prizren e pësoi keq, pasi gënjeu. Ai u prezantua si pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës ka raportuar për këtë vepër penale, derisa thotë se personi që bëri prezantim të rremë, ndërsa në Stacionin policor ka fyer e penguar zyrtarët e tjerë policorë.
“Prizren 05.10.2020 – 01:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai fillimisht është prezantuar si zyrtar policor në rroba civile, e me pas në Stacion policor ka fyer e penguar zyrtarët tjerë policorë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport./Indeksonline