08:56 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / Blerim

Prezantohet rrejshëm si zyrtar policor, dërgohet në mbajtje

Një person është ndaluar në Prishtinë, pasi ai është prezantuar si zyrtar policor.

Këtë e ka bërë të ditur policia në raportin 24-orësh, ndërsa i dyshuari, është dërguar në mbajtje.

PREZANTIM I RREMË

Rr. “Ibrahim Oruqi”, Prishtinë 11.11.2020-03:10. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që ai derisa është ndaluar nga policia për legjitimim është prezantuar si zyrtar policor. Ai është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.