75 Mall Live Search
17:38 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / AR

U prish miqësia? Tetë vjet më parë i dhuroi veshkën Selena Gomez-it, ajo nuk e ftoi në dasmë

Francia Raisa, aktorja që i dhuroi një veshkë Selena Gomez dhe i shpëtoi jetën, ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të flasë për thashethemet rreth grindjes së tyre të supozuar, raporton Daily Mail.

Në një intervistë të re, aktorja 37-vjeçare hodhi poshtë spekulimet rreth një grindjeje me Gomez, duke i quajtur ato “thashetheme”, transmeton Indeksonline.

Raisa foli edhe për dasmën e Selena Gomez dhe Benny Blanco, në të cilën me sa duket nuk mori pjesë.

Ndër shumë të ftuarit e famshëm ishin Taylor Swift, kolegët Steve Martin dhe Martin Short, Zoe Saldaña, motrat Paris dhe Nicky Hilton, dhe Ed Sheeran.

Raisa, në një intervistë të regjistruar para dasmës së Gomez dhe Blancës , i dërgoi urimet më të mira shoqes së saj në spanjisht. “E di që do të martohet dhe jam shumë e lumtur për të. Dhe shiko… ajo ka jetën e saj dhe është tashmë miliardere, dhe jam mirënjohëse që munda ta bëja këtë për të”, tha ajo.

Kur u pyet se çfarë do t’u thoshte atyre që po mendojnë të dhurojnë organe, Raisa theksoi se qëllimi është të shpëtojë jetën e dikujt, jo domosdoshmërisht të krijojë një lidhje të pathyeshme me marrësin. “Shikoni, që në fillim mjekët më thanë se është një dhurim”, shpjegoi ajo.

“Nëse do të dhurosh një dollar, nuk do të telefonosh më vonë dhe të pyesësh: Hej, çfarë po bën me dollarin tim? Është një donacion dhe është diçka e mirë që munda ta bëja. Jam mirënjohëse që jam gjallë dhe që mund të them se shpëtova një jetë”, përfundon ajo. 

Raisa i dhuroi një veshkë Gomez në vitin 2017, pasi këngëtarja u diagnostikua me lupus, një sëmundje autoimune që mund të sulmojë organet e shëndetshme. Në një intervistë të vitit 2018, ajo zbuloi se të dyja u depresionuan pas procedurës, e cila ishte shumë e rrezikshme për Gomez për shkak të një këputjeje të arteries gjatë operacionit./Indeksonline/