75 Mall Live Search
13:08 / E Mërkurë, 23 Prill 2025 / MSH

U “prishën” në Snapchat, kush është istogasi që i hodhi sprej në fytyrë shokut dhe e goditi me shifër metalike?

Departamenti i krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës ka ngritur aktakuzë kundër Berat Maxharrajt, nën dyshimin se ka kryer veprën penale: “Vrasje e mbetur në tentativë”.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri B.M, më 5 shkurt të vitit 2025, rreth orës 20:00, në fshatin Stupe të Istogut, pas një mosmarrëveshjeje paraprake në rrjetin sociale Snapchat dhe fjalosjes me të dëmtuarin ditën kritike shkon në oborrin e të dëmtuarit, fillimisht e fton në telefon atë, e më pas i bie burisë dhe në momentin kur i dëmtuari del nga shtëpia dhe i afrohet automjetit  të pandehurit, ky i fundit i hedh sprej në fytyrë e më pas ai del nga kombi dhe me një shufër metalike e godet të dëmtuarin disa herë në kokë dhe në dorë, me ç’rast largohet nga vendi i ngjarjes, kurse i dëmtuari për shkak të lëndimeve të marra nga këto goditje dërgohet për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë, ku si pasojë e goditjeve  ka pësuar dëmtime të rënda trupore, të rrezikshme për jetë në momentin kur janë shkaktuar, e të cilat janë të konstatuara në aktekspertimin mjekoligjor”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se Maxharraj ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me sipër.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprën penale, e cila i vihet në barrë”, thuhet në njoftim.