75 Mall Live Search
21:04 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

U prit me shumë bujë në Inter, largohet si dështim në Brazil

U cilësua si ndër talentet më premtues në botë. Gabriel Barbosa ishte kërkuar nga gjigantët evropianë por zgjodhi Interin.

Ky vendim doli të jetë i gabuar. Që nga transferimi i tij, çdo herë e më shumë emri i tij u harrua, transmeton Indeksonline.

Sot ekipi i Inter konfirmoi se Barbosa është huazuar në Brazil tek ekipi i Flamengos.

Ishte pjesë e Benfikës por as atje nuk arriti të lë shenja. Për t’i dhënë drejtim të duhur karrierës së tij, Barbosa do të tentoj që të tregoj vlerat në Brazil, ku edhe u bë yll./Indeksonline/