11:29 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / OSH

U propozua që linja 15 e “Trafikut Urban” të zgjatet deri në Mutivodë – dështon, reagon Bejta

Këshilltarja e pavarur në Komunën e Prishtinës, Fiknete Bejta, ka njoftuar se propozimvendimi i saj nuk kaloi në Kuvendin e Prishtinës.

Propozimvendimi ishte që linja 15 e “Trafikut urban”, e cila fillon nga stacioni Xhamia e Llapit dhe përfundon në stacionin Policia, në fshatin Keqekollë të zgjatet dhe të ketë destinim stacionin afër doganës në Mutivodë, shkruan IndeksOnline.

Për këtë kosotoja mujore do të ishte rreth 960 euro.

Mirëpo, ai nuk kaloi pasi nuk e votua nga këshilltarët e LDK-së , AAK-së, AKR-së dhe PSD-së.

“Ky propozimvendim që do të zgjidhte një problem të madh të qytetarëve të Prishtinës (Gollakut), por nuk kaloi, sepse nuk u votua nga këshilltarët e LDK-së , AAK-së, AKR-së dhe PSD-së. Ndërsa LV-ja nuk ishte prezent në sallë.

Falenderoj grupin e këshilltarëve të PDK-sē për votimin pro”, shkroi ajo./IndeksOnline/