U qëllua me armë në kokë nga bashkëjetuesi, ndërron jetë 44-vjeçarja në Shkodër

Anila Ndoka (Prendushi) 44 vjeçe, e cila disa ditë më parë u qëllua me armë zjarri në kokë nga bashkëjetuesi i saj, ndërroi jetë ditën e sotme në Spitalin e Shkodrës.
44-vjeçarja u qëllua me plumb në kokë nga partneri i saj, 34-vjeçari Kolë Manaj, të martën në Shkodër, i cili pasi qëlloi partneren vrau veten.
Prendushi punonte si psikologe dhe burime bëjnë me dije se 44-vjeçarja ishte e vetmja që kishte të ardhura në familje dhe mbante edhe të dashurin 34-vjeçar, i cili nuk ishte në punë.