75 Mall Live Search
11:04 / E Martë, 12 Gusht 2025 / S Z

U qëllua me plumb në kokë, Xhemajl Nuhiu në arrati për vrasjen e Muhamet Matoshit në Hajvali

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Hajvali të Prishtinës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Muhamet Matoshi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, bënë të ditur se si rezultat i veprimeve të deritashme hetimore, është identifikuar autori i dyshuar, Xhemajl Nuhiu, i cili aktualisht është në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit.

 Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë,  njofton opinionin publik se më 11.08.2025, rreth orës 22:00, një ngjarje tragjike ka ndodhur ne lagjen Hajvalia të Prishtinës, ku një person M.M., është qëlluar me armë zjarri. Viktima u dërgua  menjëherë në Qendren Klinike Universitare të Kosoves, ku mjekët e konstatuan vdekjen e tij.

Menjëherë pas marrjes se informatës, njësitet relevante te Policise se Kosoves, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin e shtetit, kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Si rezultat i veprimeve të deritashme hetimore, është identifikuar autori i dyshuar, Xhemajl Nuhiu, i cili aktualisht është në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbeten e përkushtuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe sjelljen para drejtësisë të autorit të kësaj vepre të rëndë penale.