U raportua e zhdukur, policia e gjen të miturën duke bashkëjetuar me një person në Prizren

Është arrestuar një person në Prizren pasi që në shtëpinë e tij, të enjten rreth orës 14:00, është gjetur një femër e mitur e cila më 5 dhjetor të këtij viti është raportuar si person i zhdukur.
Pas intervistimit, me dëshirën e saj e mitura është kthyer tek prindërit e saj, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton IndeksOnline.
Prokurori ka urdhëruar policinë të hapet rast për ‘bashkësia jashtëmartesore me persona nën moshën 16-vjeç’./IndeksOnline/