75 Mall Live Search
09:32 / E Mërkurë, 22 Mars 2023 / MSH

U raportua për dhunimin e një vajze të mitur, policia arreston një të dyshuar në Suharekë

Një person në Suharekë ka përfunduar në pranga pasi i njëjti dyshohet të ketë dhunuar një vajzë të mitur.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur në nëntor të vitit që lamë pas.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar pas një pune hetimore, që ka çuar në identifikimin dhe arrestimin e tij.

I njëjti, gjatë intervistimit, ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me viktimën.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim policor.