75 Mall Live Search
14:07 / E Mërkurë, 09 Qershor 2021 / A. A

U raportua se e quajti ‘gomar’ Muriqin, reagon Stefan Radu

Agjenti italian Vincenzo Morabito deklaroi në televizionin publik RAI3 se Stefan Radu ka bërë shaka me aftësitë e Vedat Muriqit.

“Radu thotë se ai mund ta ndalë Muriqin me papuqe në stërvitje sepse ai është shumë i keq, si gomar” kishte deklaruar Morabito.

Por reagimi i rumunit Radu ka qenë i shpejtë, shkruan Indeksonline.

“Unë hedh poshtë pretendimit që unë kam diskredituar aftësitë e shokut tim të skuadrës Vedat Muriqi. Sjelljet e këtij lloji nuk më përkasin mua dhe përhapja publike e deklaratave të tilla dëmton seriozisht personalitetin tim. Prandaj, unë njoftoj se u kam dhënë një mandat avokatëve të mi për të mbrojtur imazhin tim profesional në të gjitha forumet e duhura” deklaroi Radu.

/Indeksonline/