75 Mall Live Search
16:38 / E Enjte, 07 Mars 2024 / Gj. Sh

U raportua se e quajti Greenwoodin ‘përdhunues’, merret vendimi për Bellingham

Komiteti Spanjoll i Konkurrencës ka marr vendim ta lirojë Jude Bellingham nga akuzat ku ishte raportuar se e kishte quajtur përdhunues Mason Greenwoodin, në ndeshjen Real Madrid – Getafe.

Çështja është është pushuar pasi nuk ka asnjë provë në pamje që tregon se mesfushori anglez e quajti bashkatdhetarin e tij “përdhunues”, shkruan IndeksOnline.

LaLiga kërkoi një raport eksperti të leximit të buzëve për të hetuar çështjen dhe për të vepruar sipas gjetjeve të saj, bazuar në ngjarjet e 1 shkurtit, gjatë ndeshjes Getafe-Real Madrid.

Getafe akuzoi Bellinghamin se kishte shprehur fyerjen ndaj Greenwood në lidhje me hetimin e tij në Angli për një rast dhune ndaj të dashurës së tij.

Në fund, sulmuesi anglez u lirua nga akuzat, por nuk u kthye më për të luajtur për Manchester United dhe kështu tani është në huazim te Getafe./IndeksOnline/