75 Mall Live Search
08:08 / E Enjte, 06 Shkurt 2025 / G T

U raportua se nuk jeton në Arabi shkaku i një ligji, reagon skuadra e Al Nassr: Është një lajm qesharak!

Jhon Duran është transferimi i fundit i bërë nga skuadra e Al Nassr gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi u transferua nga Aston Villa te skuadra arabe për shifrën rekord deri në 77 milionë euro, shkruan Indeksonline

Gjatë ditës së djeshme u raportua se lojtari nga Kolumbia është duke u përballur me një problem. U tha se ai po jeton në Bahrain, dhe jo në Riyadh.

Kjo për shkak se ligji arab nuk e lejon që ai të jetoj së bashku me të dashurën pë u martuar.

Megjithatë ky lajm u përgenjështrua nga klubi i Al Nassr. Përmes rrjeteve sociale, skuadra tregoi se lojtari po jeton afër klubit.

“Ne të gjithë e dimë se si quhen këto “lajme të rreme”. Por, ky vërtetë është një lajm i rremë, por qesharak.

“Ne jemi të lumtur që klubi ka rëndësi kaq shumë.

“Jhon e dashuron Riyadhin dhe shtëpia e tij është shumë afër klubit dhe stadiumit. Ai tashmë është anëtar i joni i ri në familje”, shkruhet në postimin e klubit nga Arabia Saudite.

Kujtojmë që Jhon Duran ka debutuar menjëherë me Al Nassr, në ndeshjen e AFC Champions League./Indeksonline/