U raportua se PSG-ja e do Ronaldon, mësohet e vërteta!

Gjatë mbrëmjes së kaluar, në mediat ndërkombëtare raportohej se skuadra e Paris Saint-Germain ka shprehur interesim për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon.
Gazetari italian, Fabrizio Romano ka raportuar se këto lajme nuk janë të vërteta dhe se lojtari portugez nuk e ka ndërmend të largohet nga Al Nassr, shkruan Indeksonline
Përveç kësaj, thuhet se PSG-ja ka vendosur të mos nënshkruaj më me “galaktikët”, pra me futbollistët që kanë bërë emër tashmë diku tjetër.
Cristiano Ronaldo është një prej lojtarëve që non-stop e ka kritikuar Ligue 1, madje duke krahasuar edhe me Ligën Profesionale të Arabisë Saudite.
Në anën tjetër, 39-vjeçari ka kontratë me klubin arab vetëm deri në qershor të vitit 2025./Indeksonline/
🚨🚫 Paris Saint-Germain are not in talks to sign Cristiano Ronaldo despite reports.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 2, 2025
Discussions not even taking place now. pic.twitter.com/I9EQeqKh47