75 Mall Live Search
17:14 / E Premte, 22 Prill 2022 / MSH

U raportua se punësoi si gardian një të burgosur, reagon Shërbimi Korrektues

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka reaguar rreth lajmit të publikuar në  portalin Insajderi.org, të titulluar, “Shpërthen skandali i ri në SHKK: I burgosuri bëhet gardian në Dyz, burgun e Sigurisë së Lartë’”.

Sipas ShKK-së, personi në fjalë ka sjellur të gjitha dokumentacionet e kërkuar për Konkursin Zyrtar Korrektues, ndër to edhe vërtetimin me nr.2777/2021 të lëshuar nga gjykata me datë 23.11.2021, me të cilën ka dëshmuar se i njëjti nuk është dënuar për vepër penale dhe nuk është duke u zhvilluar procedure penale ndaj tij.

“Pavarësisht tendencave për ta njollosur Shërbimin Korrektues të Kosovës, ne do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar për transparencë të plotë para qytetarëve. Për këtë shkrim, por edhe për shkrimet tjera tendencioze SHKK do të shfrytëzojë të gjitha mekanizmat ligjor për të demantuar lajmet e pavërteta” thuhet në deklaratën e ShKK-së.