00:00 / E Hënë, 13 Mars 2023 / AR

U raportua si e zhdukur, reagon aktorja e serialit “Ezel”

Në mesin e viktimave kishte edhe emra të njohur dhe familjarë të tyre që vdiqën ndërsa mes tyre u përmend si e zhdukur edhe Cansu Dere.

Aktorja e njohur për shikuesit shqiptar nga seriali i Ezel, fillimisht u raportua e zhdukur ndërsa më vonë mediat publikuan pamje të saj ku shihej duke ndihmuar të prekurit.

Cansu, e cila jetonte në zonën e prekur vet nuk ka reaguar deri sot lidhur me raportimet.

Megjithatë, së fundmi ka qenë vetë aktorja që i ka dhënë fund të gjitha dyshimeve, duke kontaktuar me mediat dhe duke deklaruar se është mirë dhe kishte vendosur vetë të qëndronte e tërhequr nga vëmendja publike.

“Nuk ishte qëllimi im të shqetësoja dhe të trembja askënd. Unë nuk jam dikush që përdor shumë rrjetet sociale. Instagrami më shërben si një album ku ndaj momentet e mia të lumtura”- u shpreh Cansu për “CNN Turk”.