08:40 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

U refuzua nga disenjatorët për peshën, por Bebe sot “djeg” me pamje!

Ajo është nominuar për dy çmime Grammy këtë vit, por këngëtarja Bebe Rexha duket se nuk i ka nisur edhe mirë përgatitjet për këtë eveniment kaq me rëndësi për karrierën e saj.

Kjo pasi që ajo është refuzuar nga disenjatorët e njohur për të bërë fustanin e saj, nën arsyetimin  se është shumë “e madhe”.

29 vjeçarja këtë e ka thënë në një postim të bërë në “Instagram”, ku ka treguar se i është thënë se madhësia e trupit është shumë e rëndësishme për një fustan.

Por, Bebe sot ka publikuar një imazh të ri në llogarinë e saj në “Instagram” ku shihet shumë e bukur dhe seksi veshur në të zeza.

“Pran pishinës” kishte shkruar Bebe në këtë postim./Indeksonline/