75 Mall Live Search
14:04 / E Diele, 08 Prill 2018 / indeksADMonline

U rikthye fuqishëm nga lëndimi, Alvin Karaqi fiton medaljen e bronztë (Foto)

Kosova është stolisur me një tjetër medalje. Pas xhudos dhe kik-boksit, vjen një medalje edhe në sportin e karatesë.

Alvin Karaqi ka fituar medaljen e bronztë në Premierligë, që po mbahet në Maroko, shkruan IndeksOnline.

Kosovari mposhti me rezultat të thellë 5-0, garuesin nga Ukraina, Chobotar Valeri.

Karateisti ynë, në kategorinë -84 kg, e nisi keq garën, duke u mposhtur nga egjiptiani, Ahmed Elmasry, por përmes repesazhit shënoi dy fitore, ndaj francezi Grillon Kenji dhe spanjollit, Pablo Arena.

Kujtojmë që Karaqi vitin e kaluar pësoi një lëndim të rëndë në gjurin e këmbës, por me punë arriti që të rikthehet suksesshëm dhe pa probleme./IndeksOnline/