Rrihet dhe grabitet një grua në Fushë – Kosovë
Rrugët e Fushë- Kosovës nuk ishin të sigurta për një grua, pasi që ajo në rrugën “Arbëria” nga dy persona të panjohur së pari u sulmua dhe pastaj ju vodhë kuleta dhe disa gjësende të tjera që i kishte me vete.
Burimet e Indeksonlinet kanë treguar se pas këtij rasti gruaja u detyrua të merrte trajtim mjekësor në QKUK, pasi kishte marrë lëndime në kokë dhe disa pjesë të tjera të trupit.
Ky rast nga Policia e Kosovës është cilësuar si “Grabitje” dhe po bëhen hetime të mëtutjeshme, për t’i zbuluar grabitësit./Indeksonline/.