75 Mall Live Search
11:18 / E Hënë, 05 Shtator 2022 / MSH

U rrahen mes vete, deçanasi godet me makinë dy persona

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pasi u goditen me makinë nga një i dyshuar.

Rasti ka ndodhur të shtunën në Deçan, pak para mesnatës.

Sipas raportit policor, deri te incidenti me veturë ka ardhur pasi të dy viktimat ishin përfshirë në një rrahje me dy të dyshuar.

“Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, dy të dyshuarit e tjerë janë në kërkim policor.