U rrahën mes vete, policia arreston 5 persona nga Deçani

Jan137 arrestuar pesë persona nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtit ishin rrahur mes vete në fshatin Strellc i Epёrm në Deçan, transmeton IndeksOnline.
Atyre tashmë iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ndërsa bëhet e ditur se hetuesit janë duke punuar në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës, Stacioni Policor Deçan, me datёn 02.11.2020, ka pranuar njё informatë se nё fshatin Strellc i Epёrm në Deçan disa persona janë duke u rrahur.
Njësiti policor nga stacioni policor në Deçan menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.
Nga njësitë përkatëse të Policisë janë ndërmarrë masat e nevojshme të menjëhershme dhe katёr (4) personat e dyshuar nё kёtё rast janё arrestuar.
Mё pas nga personi i dyshuar (familjar i tё dyshuarve tё tjerё) ёshtё kanosur viktima e rastit, ku Policia menjёherë ka arrestuar edhe kёtё të dyshuar pёr veprёn penale ‘kanosje’.
Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij personat e dyshuar pёr veprat e lartcekura ndalohen për 48 orё.
Hetuesit janë duke punuar në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti.