75 Mall Live Search
11:08 / E Martë, 31 Gusht 2021 / LB

U rrëzua derisa ishte duke ecur, vdes burri nga Prishtina

Një person ka vdekur në Prishtinë, pasi është rrëzuar derisa ka qenë duke ecur.

Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Prishtinë, 30.08.2021 – 11:28. Një mashkull kosovar  ka vdekur pasi është rrëzuar derisa ishte duke ecur në rrugë së bashku me kolegun e tij ankuesin kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.