U rrëzua në skenë, këngëtarja shtrihet në spital

Këngëtarja legjendare greke Marinella po trajtohet në spital për një goditje të rëndë pasi u rrëzua në skenë mbrëmjen e së mërkurës. Kështu tha mjeku i saj në një deklaratë të lëshuar mbrëmë.
86-vjeçarja ishte duke performuar një nga këngët e saj të njohura kur u duk se humbi ekuilibrin dhe më pas u rrëzua në skenë. Koncerti më pas u anulua, transmeton Indeksonline.
Ngjarja është regjistruar nga kamerat e telefonit dhe është postuar në rrjetet sociale.
Njerëz të afërt të këngëtares thanë për “Kathimerin”-in se Marinella ishte në humor para fillimit të eventit dhe bënte shaka me artistët dhe miqtë që e vizituan në dhomën e zhveshjes.
Koncerti ishte për karrierën e gjatë të Marinellës, me këngëtarin e njohur grek Antonis Remos dhe një orkestër të madhe./Indeksonline/