09:18 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / MSH

U rrëzua nga çatia e shtëpisë në Novobërdë, ndërron jetë një person

Një person është rrëzuar teksa po punonte në çatinë e një shtëpie në Novobërdë.

Rasti ka ndodhur paraditen e djeshme, shkruan Indeksonline.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK.

Fatkeqësisht, viktima nuk iu ka bërë ballë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML” thuhet në njoftim./Indeksonline/