75 Mall Live Search
20:39 / E Martë, 16 Shtator 2025 / Burim

U rrëzua nga një lartësi në Valbonë, vdes turisti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në  vendin e quajtur Qafa e Valbonës  ku  dyshohet se ka rënë nga një lartësi një turist i huaj.

Sipas burimeve paraprake, turisti ishte duke eksploruar zonën kur dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në një terren të thepisur, raporton balkanweb.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, ekipi i Urgjencës Kombëtare, forcat ajrore të ushtrisë dhe strukturat përkatëse të shpëtimit malor janë nisur drejt vendngjarjes.