75 Mall Live Search
08:37 / E Mërkurë, 14 Gusht 2024 / mp

U rrokullis me motor, humb jetën një person në Novosellan të Prizrenit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Novosellan të Prizrenit ka ndodhur një incident me fatalitet.

Fsh. Novesellan 13.08.2024-NN. Raportohet se një mashkull kosovar është rrokullisur me motor.  Njësiti i emergjencës, personin e lënduar e kanë dërguar për trajtim mjekësor, ku më pas i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.