75 Mall Live Search
11:00 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

U sekuestrohen mbi 5 milionë euro dhe 7 apartamente “të fortëve” të Lezhës

Gjatë ditës së sotme rreth 5.2 milion euro llogari bankare u janë sekuestruar dy personave nga Lezha. Mësohet se sekuestrimi i kësaj pasurie është bërë në kuadër të operacionit “Forca e ligjit”.

Gjithashtu mësohet se Prokuroria ka filluar procedimin penal për veprën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” në ngarkim të dy shtetasve, duke e finalizuar me sekuestro të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë.

Si dhe e ditur bëhet se këtyre personave u janë sekuestruar edhe pasuri të paluajtshme, ku përfshihen 7 apartamente.

Ndërsa identiteti i dy personave nuk bëhet i ditur, por përflitet se janë “dy të fortët e Lezhës”.