06:59 / E Enjte, 04 Mars 2021 / OSH

U shanë e u kërcënuan, Tea “pajtohet” me Olsën dhe mund t’a shohim sërish në Për’puthen

Tea dhe Berati janë çifti më i diskutuar i momentit në showbiz. Pasi skandali i lidhjes së tyre u bë publik, në media dhe në rrjet kanë qarkulluar thashetheme të shumta për ta.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme dyshja ka sqaruar çdo gjë në një intervistë për herë të parë si çift në “Roped With Olsi”.

Ata thanë se tashmë janë qetësuar pas gjithë situatës së ndodhur dhe se iu deshën disa ditë sa të mësoheshin me gjithë vëmendjen që morën.

“Mu deshën ca ditë të mësohesha me gjithë atë vëmendje, nuk ka qenë e lehtë të përballoje komentet e njerëzve. Por e kaluam, u mësuam”, u shpreh Tea.

Ajo shtoi se fotot e para që bënë publik skandalin ata të dytë i publikuan vetë, që të jetonin në qetësi romancën e tyre.

“Fotot i publikuam vetë, se ishin selfie dhe nuk mund të bëjë paparaci selfie. Kishte ardhur një pikë që nuk duronim dot më të rrinim fshehur.

Ne ishim midis maleve, në Bogë dhe prapë dolën foto që ishim atje dhe kështu vendosëm t’i nxirnim vetë dhe ta jetonim jetën siç donim ne”, tha Tea.

Ajo tha se njerëzit më të rëndësishëm të produksionit të “Për’puthen” e dinin historinë e tyre, pavarësisht se në program kjo gjë u mohua.

Megjithatë, ata thanë se pas ngjarjes dhe gjithë debatave kanë bërë një bisedë me produksionin dhe gjërat midis tyre janë sheshuar. Gjithashtu Tea me Beartin ngritën dyshime se mund të bëhen sërish pjesë e “Për’puthen” apo ndonjë emisioni tjetër.

Kur u pyetën nga Olsi nëse mund të rikthehen si opinionistë në “Për’puthen”, Tea tha:

“Si opinionistë nuk do jemi, por do e shohim”.

Ajo shtoi se nuk kanë raport me asnjë nga konkurrentët e “Për’puthen” dhe se nuk kanë ndjekur asnjë puntatë, përveç një sherri të bujshëm.

Sa i përket lidhjes së tyre ata thanë se nuk ka qenë dashuri me shikim të parë dhe se gjithçka ka nisur shumë gradualisht. Ata u shprehën se janë njohur me familjet, por familjet me njëra-tjetrën ende jo.

Madje Bearti tha se gjyshi i Teas i ka blerë një palë shapka( pantofla), që ai t’i ketë sa herë që do të shkojë në shtëpinë e tyre. /iconstyle