75 Mall Live Search
08:20 / E Martë, 17 Tetor 2023 / AR

U shfaq me flamur të Izraelit në skenë? Pink sqaron gjithçka

Këngëtarja Pink ka mbajtur një koncert në Zelandën e Re, ku janë valëvitur flamuj ngjyrë të kaltër me të bardhë.

Janë të njëjtat ngjyra me flamurin izraelit, i cili nga një pjesë e audiencës u interpretua si mbështetje për shtetin, transmeton Indeksonline.

Llogaria zyrtare e Izraelit në Twitter falënderoj këngëtaren për këtë veprim.

Teksa, siç bëri të ditur këngëtarja, tha se njerëzit gabimisht kanë marrë vesh që unë kam valëvitur flamuj në performancën time.

“Unë nuk mbaj flamuj në koncert që mbështesin një kauzë tjetër. Ky do të jetë gjithmonë qëndrimi im. Unë jam njeri. Besoj në paqe, barazi dhe dashuri. Jam e trishtuar nga kjo gjendje që po ndodh në botë. Jam duke u lutur për gjithë ne”, shkroi ajo ndër të tjerash./Indeksonline/