75 Mall Live Search
17:00 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2025 / AR

U shfaq e zh*veshur në Grammy, reagojnë familjarët e Bianca-s

Familja e Bianca Censorit është tmerruar me paraqitjen e saj ndërsa mediat botërore i kërkojnë përgjigje për paraqitjen e zhveshur në Grammy 2025.

Ditën e sotme, nëna e Biankës, Alexandra Censori, tha për Daily Mail se familja e saj thjesht po përpiqej të vazhdonte jetën sa më mirë që të mundej jashtë vëmendjes, transmeton Indeksonline.

Bianca Censori ngjalli zemërim në mbarë botën teksa doli tërësisht e zhveshur në Grammy 2025 të dielën, së bashku me bashkëshortin e fshehur Kanye West.

“Ne jemi thjesht njerëz normalë, që jetojmë jetën tonë sa më private që të mundemi,” tha ajo. 

“Nuk kam asgjë për të thënë për Biankën, faleminderit”, përfundoi ajo./Indeksonline/

Nëna magjepsëse e Bianca Censorit theu heshtjen e saj të mërkurën pas marifetit të zhveshur të vajzës së saj me Kanye West në Grammy të dielën.