14:37 / E Hënë, 03 Tetor 2022 / AR

U shit me çmim rekord në ankand, ja sa kushtoi çanta e Hermes

Çanta është një aksesor, i cili nuk duhet t’ju mungojë asnjëherë. Së fundmi një çantë dore Hermes arriti një çmim rekord në një ankand të Sotheby’s.

Çanta Himalaya Retourne Kelly 25 u shit për 352,800 euro në një ankand në Paris. Çanta e dorës me lëkurë krokodili në të bardhën e perlës, u shit pothuajse tre herë më shumë se vlerësimi i para-shitjes së Sotheby. Morgane Halimi, drejtuese globale e çantave dhe aksesorëve në Sotheby’s tha se:

“Ky model shihet si një investim i vërtetë për një afat të gjatë. Është gjithashtu një nga çantat më të vështira për t’u marrë në një butik Hermes, duke ndihmuar në shpjegimin e çmimit të rishitjes”.

Çmimi rekord për një çantë luksoze në ankand mbahet ende nga Christie’s, shtëpia e ankandeve në pronësi të Francois Pinault, e cila shiti një çantë Himalaya Retourne Kelly për 793,668 dollarë nëntorin e kaluar. Ajo kishte pjesë diamanti dhe ishte pak më e madhe.

Christie’s po zhvillon një shitje duke filluar më 3 nëntor që do të përfshijë një çantë Himalaya Sellier Kelly 25, e prodhuar gjithashtu këtë vit.

‘Hermes International’ po përpiqet të rrisë kapacitetin e saj të prodhimit për produkte lëkure, sepse kërkesa tejkalon ofertën.