08:02 / E Martë, 19 Dhjetor 2023 / AR

U shkarkua nga Al Ettihadi pas mosmarrëveshjes me Benzemanë, pranë stolit të Nottinghamit

Pas largimit nga stoli i Al Ittihadit disa javë më parë, klub saudit që e drejtoi drejt titullit sezonin e kaluar, Nuno Espírito Santo është emri më i dëshiruar nga biznesmeni grek, që zotëron Nottingham Forestin, Evangelos Marinakis.

Trajneri portugez ishte lënë në një pozitë shumë të vështirë pas debatit që ka pasur me Benzemanë. Marrëveshja duhet të mbyllet në ditët në vijim.

Nottingham Forest, kujtojmë, është i 17-ti në Premier League, me 14 pikë, pesë mbi zonën e rënies.