19:18 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

U shkarkua nga Nisma, Hoti kalon në Ministrinë e Punëve të Jashtme

Nisma Socialdemokrate tre muaj më parë bëri tri lëvizje me pozitat e zëvendësministrave.

Dy anëtarë të saj i emëroi zëvendësministra, ndërsa të tretin e ka liruar nga detyra, raporton Indeksonline.

Besnik Hoti, që ishte zëvendësministër i Punëve të Jashtme u shkarkua nga detyra prej partisë së tij për arsyeje ende të panjohura, mirëpo sot ai ka siguruar një punë të re.

Kryediplomati Behgjet Pacolli ia ka besuar punën e këshilltarit politik.

Lajmin e ka dhënë vet Hoti duke postuar edhe një fotografi në zyrën e Pacollit./Indeksonline/