U shkarkua nga posti i trajnerit, Vukiceviq po e përcjell nga stadiumi Feronikelin
Pas 13 xhirove, Feronikeli shkarkoi trajnerin malazez, Dejan Vukiceviq dhe në vend të tij caktoi Agim Sopin.
Drenicakët po e zhvillojnë sot ndeshjen derbi ndaj Ballkanit në stadiumin “Rexhep Rexhepi” ndërsa në stadium është parë edhe ish-trajneri i “Niklit”.
Dejan Vukiçeviq pavarësisht se është larguar nga stoli i KF Feronikelit po vazhdon ti ndjek ndeshjet e kësaj skuadre./Indeksonline/