13:01 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

U shkarkua nga West Bromi, Pulis zyrtarizohet si trajner i kësaj skuadre (Foto)

Vetëm pak ditë prej shkarkimit nga West Bromwich, Tony Pulis është bërë me skuadër të re.

Ai është zyrtarizuar në skuadrën e Middlesbrought, që bënë pjesë në Championship të Anglisë, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit anglez.

59-vjeçari skuadrën e Middlesbrought do ta merr pas një krize të vogël rezultatesh në këtë sezon. Klubi tani gjendet në pozitën e nëntë me 35 pikë./IndeksOnline/