08:55 / E Diele, 26 Mars 2023 / Gj. Sh

U shkarkuar nga Bayerni, Nagelsmann drejt Real Madridit

Julian Nagelsmann nuk ka kohë për pushime.

Trajneri gjerman, pas shkarkimit nga Bayern, po shqyrton të ardhmen, e cila premton shumë.

Në orët e para pas shkarkimit, gjermani u përfol për një aventurë angleze te Tottenham, ndërsa tani ra “sirena” spanjolle.

Mediet iberike raportojnë se Perez e ka pëlqyer prej kohësh trajnerin dhe tani, Nagelsmann ka gjithçka në favor dhe vera mund të sjellë ndryshime të mëdha.