U shkëmbye me AD, Doncic raportohet se qau në shtëpi

Shkëmbimi i Luka Doncic me Anthony Davis ka bërë bujë në botën e basketbollit!
Slloveni kishte kaluar shtatë sezone të karrierës te Dallas Mavericks, për t’u shkëmbyer në afatin kalimtar të janarit me Anthony Davis-in e Los Angeles Lakers.
Doncic duket se nuk ka pasur shumë gisht në këtë transfer, me raportimet që pretendojnë se ai e mori vesh çaste para se të ndodhte zyrtarisht marrëveshja mes ekipeve, shkruan IndeksOnline.
Madje, 25-vjeçari është mësuar aq shumë me komunitetin në Dallas saqë javën e kaluar bleu shtëpi 15-milionëshe, po në Dallas.
Sipas Bleacher Report, kur Doncic mori vesh se është shkëmbyer për në LAL, qau në shtëpi.
Me shumicën që pretendojnë se vendimi për shkëmbimin e lojtarëve është strategji e ekipeve, shumë legjenda të basketbollit në NBA reaguan befasishëm, gjithashtu.
Ish-basketbollisti i njohur, “Doc” Rivers, mendoi madje që ky lajm është bërë me inteligjencë artificiale, me shumë të tjerë që hamendësuan se mos rrjeti po tallej ose thjesht është një dezinformatë.
Doncic dhe AD do të kenë mundësi të luajnë kundër ish-ekipeve të tyre së shpejti, me Mavericks që pret në shtëpi Lakers-in, më 26 shkurt./IndeksOnline/