75 Mall Live Search
09:53 / E Martë, 18 Maj 2021 / OSH

U shpall e vdekur nga COVID, e moshuara indiane hap sytë para se t’i digjej trupi

India po përballet me një valë të frikshme të infektimeve të COVID-19.

Mijëra infektime po regjistrohen çdo ditë, e po kaq, janë dhe numrat e viktimave nga virusi vrasës.

Sipas mediave të huaja, gruaja, e identifikuar si Shakuntala Gaikwad, u infektua me virusin javën që lamë pas. Por, gjendja e saj u përkeqësua shpejt dhe në spital ishte e vështirë të pranohej, për shkak të numrit të madh të qytetarëve.

Gjatë kësaj kohe ajo ra pa ndjenja, e për këtë arsye, familjarët besuan se ndërroi jetë e nisën t’i përgatisnin ritet mortore.

Por pak para se të fillonte djegia e trupit, Gaikwad hapi sytë dhe filloi të qante, sipas mediave lokale. Gruaja u dërgua përsëri në spital për trajtim të mëtejshëm, megjithatë gjendja e saj aktuale nuk bëhet e ditur.